Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Trump Tower, real news për t’i luftuar fake news

Prizren Post | 11:39 - 08.08.2017

Projekti financohet nga fushata e tij për rizgjedhjen në vitin 2020 dhe sipas “Daily Beast”, që citon burime republikane, do të menaxhohet nga bashkëshortja e djalit të Trump, Eric, Lara Trump. 

Ndërkohë, edicioni pritet të drejtohet nga Kayleigh McEnany, e njohur si personazh i afërt me Trump, që ka mbështetur politikat e tij dhe ka qenë një figurë fikse mes komentatorëve të CNN. Por pavarësisht kësaj nisme, gjërat duket se nuk po shkojnë aq mirë për shefin e Shtëpisë së Bardhë. 

Nga një sondazh i fundit i CNN rezulton se vetëm 38 për qind e amerikanëve aprovojnë veprimet e tij, përballë 56 për qind që i kundërshtojnë ato. Sipas anketës, pas 6 muajsh në Shtëpinë e Bardhë vetëm një president tjetër kishte një kuotë aprovimi nën 50 për qind, Bill Clinton me 44 për qind. 

Por në orët e fundit Trump i ka kritikuar ashpër sondazhet, duke i cilësuar si “fake news” dhe që në këndvështrimin e tij nuk tregojnë të vërtetën. “Baza ime është më e fortë se kurrë”, ka postuar ai në profilin e tij në Twitter./ Top Channel 


Etiketa:
Arivisti Company