E martë, 18 Korrik 2017
Njohës të kësaj fushe thonë se nuk ka asnjë gatishmëri nga institucionet për t’u angazhuar në rritjen e kapaciteteve dhe plotësimin e kushteve për turizëm. Madje vlerësojnë se në këtë fushë ka vetëm stagnim. Një hulumtim i bërë nga Instituti Demokraci për Zhvillim ka nxjerrë në pah një numër të madh problemesh me të cilat ballafaqohet Kosova në këtë fushë, raporton KTV.
Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë deri para pak kohësh ka funksionuar Departamenti për Turizëm, por që tash funksionon vetëm si divizion.
Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës vitin e kaluar janë identifikuar gjithsej 495 njësi akomoduese, prej tyre 464 njësi aktive.
Sa u përket bujtjeve, numri i vizitorëve ishte 36.080, prej tyre 72.78 % janë nga të huajt që pjesa më e madhe e tyre kanë qenë nga Shqipëria, Turqia, Gjermania, etj.
Etiketa: Acta Diurna, Kosovë, Turizmi