Turqi, 11 refugjatë të vdekur nga fundosja e një gomoneje


E martë, 22 Dhjetor 2015

Aydin – Si pasojë e fundosjes së një gomoneje në Kushadası, sipas informacioneve të para 11 persona humbën jetën, nga të cilët 3 ishin fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë fundosjen e gomones e ke evidentuar një anije e rojës bregdetare turke ku menjëherë ka nisur edhe një operacion shpëtimi.

Në këtë operacion 7 persona u shpëtuan, ndërkohë janë gjetur trupat e pajetë të 13 personave të tjerë nga të cilët 3 ishin fëmijë.Refugjatët e shpëtuar janë dërguar në spitalin shtetërorë të Kushada-s.

Nga ana tjetër theksohet se operacioni i kërkim-shpëtimit në vendin ku u fundos gomonia janë ende në vazhdim.

Etiketa: ,