Turqi, 52 arrestime të zyrtarëve të lartë


E mërkurë, 18 Dhjetor 2013

ANKARA, 18 dhjetor – “Ata që mbështeten nga forcat e errëta, të brendshme apo të jashtme nuk mund ta ndryshojnë drejtimin e Turqisë. Ata nuk mund të ndryshojnë rregullat e Turqisë.

Turqia nuk është një vend që mund t’i bëhen operacione apo kirurgji.” tha kryeministrit turk, Reccep Tayyip Erdogan, pas 52 arrestimeve që u kryen në Turqi, nën akuzën e korrupsionit në nivele të larta. Analistet në Turqi thonë se operacioni është organizuar nga Fetullah Gylen, një klerik i fuqishëm i një grupi islam me qendër në SHBA, i cili poashtu jeton atje. Në rrjetin e ndjekësve të tij bëjnë pjesë njerëz me influencë brenda policisë dhe shërbimeve sekrete.

Analistet turq thonë se arrestimet dhe shkarkimet nga detyrat, si pasojë e arrestimeve, përbëjnë një problem te ri dramatik në politikën turke apo edhe brenda vetë Partisë AK të Erdoganit. Të mërkurën u shkarkuan nga detyra pese shefa policie të Stambollit, të cilët ishin të përfshirë në arrestimet e kryera një ditë më parë. Nuk është dhënë asnjë shpjegim për arsyet e arrestimit të tyre. Policia, siç raporton agjencia e lajmeve Reuters nuk bëri asnjë koment.

Etiketa: ,