Turqi, nis votimi në referendumin për ndryshimet kushtetuese


E diel, 16 Prill 2017

Ankara – Ka nisur procesi i votimit për referendumin në Turqi, ku qytetarët e këtij vendi do të votojnë mbi ndryshimet kushtetuese të propozuara të cilat parashohin implementimin e sistemit presidencial të qeverisjes, raporton Anadolu Agency.

Deri më sot në Turqi janë zhvilluar 6 referendume për ndryshimet kushtetuese. Të cilësuar si “referendum” ata janë zhvilluar në vitet 1961, 1982, 1987, 1988, 2007 dhe 2010, ndërsa vetëm në atë të 1988-ës qytetarët i thanë jo ndryshimeve kushtetuese.

Sot shkohet në kutitë e votimit për herë të 7-të në referendum për ndryshimet kushtetuese prej 18 pikash të cilat synojnë të kthejnë sistemin e qeverisjes në “sistem presidencial”. Numri i votuesve të regjistruar në Turqi është 55 milionë e 319 mijë e 222 zgjedhës rezidentë në këtë vend. Ata do të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në 167 mijë e 140 qendra votimi. Ndërkohë 461 qendra votimi do të hapen edhe në burgje.

Qytetarët do të mund të votojnë me dokumentin e zgjedhjeve, nëse nuk e kanë atë atëherë do të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës duke treguar një mjet identifikimi, apo një dokument i lëshuar nga autoritetet në mungesë të dokumentit të identifikimit.

Fleta e votimit përbëhet nga dy ngjyra, pjesa e bardhë është për “po”, ndërsa ajo ngjyrë kafe është “jo”. Fleta do të vendoset në një zarf të posaçëm me filigramin e “Komisionit të Lartë të Zgjedhjeve të Republikës së Turqisë”.

Oraret e votimit

Ndërkohë që në disa qytete të Turqisë orari i votimit do të jetë 07:00 – 16:00, sipas orës lokale, kryesisht në qytetet perëndimore qytetarët do të mund të votojnë nga ora 08:00 deri në orën 17:00.

Etiketa: ,
Të fundit