Turqi, sot hapet “gjerdani” i Gjirit të Izmitit


E enjte, 30 Qershor 2016

osmangazi

Kocaeli – Sot do të bëhet hapja e Urës Osmangazi e cila përbën shtyllën më të madhe të Projektit të Autostradës Gebze-Orhangazi-Izmir.

Sot do të bëhet hapja e Urës Osmangazi e cila përbën shtyllën më të madhe të Projektit të Autostradës Gebze-Orhangazi-Izmir dhe e cila kohëzgjatjen e udhëtimit midis Stambollit dhe Izmirit do ta zvogëlojë nga nëntë në tri orë e gjysmë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e hapjes do të marrin pjesë Presidenti i Shtetit Recep Tayyip Erdogan, kryeministri Binali Yildirim dhe ministri i Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikacionit Ahmet Arslan, ndërkohë që kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për fillimin e saj.

Në urë janë varur flamuj të Turqisë, ndërsa në hapësirën ku do të mbahet ceremonia është vendosur tryeza e iftarit.

Nga ana tjetër, skena ku folësit do të mbajnë fjalime është e vendosur në atë mënyrë që ura të jetë në prapavijë.

Në hapësirën e ceremonisë gjithashtu janë vendosur edhe shatërvane dhe tualete mobile.

– Iftar për punonjësit dhe qytetarët

Sipas të dhënave që i ka përpiluar gazetari i AA-së, ura e cila u përfundua brenda 39 muajsh pas ceremonisë së hedhjes së gurthemelit të organizuar më 30 mars 2013 në zonën e ndërtimit në Hersek të qytezës Altinova në Yalova, do të ketë lartësi prej 252 metrash, gjerësi të dyshemesë prej 35.93 metrash, gjatësi mes shtyllave prej 1.550 metrash dhe gjatësi totale prej 2.682 metrash.

Ura zë vendin e katërt në mesin e urave me gjatësi më të madhe mes dy shtyllave në botë, ndërkohë që ajo i ka dhënë një siluetë Gjirit të Izmitit.

Karakteristikë tjetër e urës është që ajo është lakuar në mënyrë që të mos e prekë Lagunën e Hersekit në të cilën jetojnë specie të ndryshme të shpendëve, duke hyrë kështu në mesin e strukturave të rëndësishme gjatë ndërtimit të së cilave është shfaqur kujdes për natyrën dhe llojllojshmërinë biologjike.

Ura cilësohet si gjerdani i Gjirit të Izmitit, ndërsa për ndërtimin e saj u angazhuan tetë mijë punëtorë.

Në saje të urës e cila ofron pamje estetike me ndriçmin e saj, qytezat Karamursel, Dilovasi, Korfez dhe Gebze janë shndërruar në qendra atraksioni.

Pas ceremonisë, presidenti Erdogan dhe kryeministri Binali Yildirim do të bëjnë iftar së bashku me punëtorët.

kenan

Në urën e cila lidh dy anët e Gjirit, motoçiklisti kombëtar Kenan Sofuoglu arriti ta thyejë rekordin e shpejtësisë prej 400 kilometrash në orë.

Ura që do ta zvogëlojë kohëzgjatjen e udhëtimit midis Stambollit dhe Izmirit nga nëntë në tri orë e gjysmë është shtylla kryesore e Projektit të Autostradës Gebze-Orhangazi-Izmir e cila ka kapër shumë investimesh prej nëntë miliardë dollarëve, kurse në saje të saj Gjiri i Izmitit do të kalohet për katër minuta.

Autostrada Gebze-Orhangazi-Izmir që është ndërtuar në modelin “ndërto-opero-transfero” (përfshirë edhe kalimin e Gjirit të Izmitit dhe rrugët lidhëse) ka gjatësi totale prej 433 kilometrash, nga të cilat 384 kilometra autostradë dhe 49 kilometra rrugjë lidhëse, ndërsa kohëzgjatja prej dy orësh në rrugët aktuale për kalimin në anën tjetër të Gjirit u zvogëlua në katër minuta.

Gjatë punimeve të fizibilitetit është llogaritur që autostrada të shkurtojë rrugën për 95 kilometra, ndërsa gjithashtu u parapa që e njëjta ta zvogëlojë kohëzgjatjen e udhëtimit prej 8-10 orëve në 3-3.5 orë dhe të mundësojë kursime prej 650 milionë dollarëve në vit.