Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Turqi: Terroristi i sulmit në Stamboll ka lidhje me DAESH

Prizren Post | 15:54 - 20.03.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Ankara – Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Efkan Ala në një deklaratë për mediat sot në Kryeqytetin e këtij vendi, Ankara, ka thënë se identiteti i personit që kreu sulmin terrorist në Stamboll është bërë i ditur, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke deklaruar se sulmuesi është Mehmet Öztürk i lindur në vitin 1992 në Gaizantep, ministri Ala tha se sipas informacioneve që ato disponojnë personi në fjalë ka lidhje me organizatën terroriste, DAESH.

“200 mijë efektivë të forcave të sigurisë do të jenë në krye të detyrës për ruajtjen e rendit dhe qetësisë gjatë nevruzit”

Ministri i Punëve të Brendshme Ala në vijim të fjalës së tij tha gjithashtu se “200 mijë efektivë të forcave të sigurisë do të jenë në krye të detyrës për ruajtjen e rendit dhe qetësisë gjatë nevruzit”.

Ala në fjalën e tij duke vënë në dukje se në 18 qytete dhe qyteza është dhënë leje për festimin e nevruzit më tej shtoi: ”Prefektët dhe përfaqësuesit e shtetit në disa qytete e kanë parë të arsyshme dhe më të mirë për qetësinë dhe rendin e qytetarëve të mos organizohen festimet e nevruzit në disa qytete këtë vit”.


Etiketa:
Arivisti Company