E shtunë, 15 Prill 2017
Stamboll – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan deklaroi sot në Stamboll se numri më i madh i votave “Evet”/”Po” në referendumin e nesërm në vendin e tij do të jenë leksioni më i mirë për Perëndimin, raporton Anadolu Agency.
“Turqia nesër do të marrë një nga vendimet më të rëndësishme në historinë e saj. Me vullnetin e Zotit, të dielën të gjithë së bashku, pa ndonjë presion, me vullnetin e lirë do të marrim vendimin tonë. Ne jemi të kënaqur me atë që tregojnë sondazhet, por kjo le të mos na mashtrojë. Sa më shumë që ne të kemi një rezultat të mirë, ajo do të jetë më mirë për ne. Sepse numri më i madh i votave ‘po’ në këtë referendum do të jetë leksioni më i mirë për Perëndimin”, tha Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, duke iu drejtuar qytetarëve të tubuar në Stamboll.
Etiketa: Recep Tayyip Erdoğan, Referendumi, Turqia