Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Turqit konsumuan për Bajram 4.000 tonë bakllava

Prizren Post | 23:25 - 25.06.2017

Tregjet e Turqisë u mbushën me lloje të ndryshme bakllavaje me rastin e Bajramit.

Mehmet Yildirim, kryetar i Shoqatës Turke të Prodhuesve të Bakllavasë dhe Ëmbëlsirave tha se puna në këtë sektor shtohet me afrimin e Bajramit.

“Prodhimi ditor i bakllavasë në Turqi është mesatarisht 1 000 tonë, prej të cilit vetëm në Stamboll prodhohen dhe konsumohen 200-220 tonë, ndërsa kjo shifër rritet 80 për qind në muajin e Ramazanit”, theksoi Yildirim.

Ai theksoi se bakllavaja është pjesë e rëndësishme e kulturës dhe kuzhinës turke dhe pjesë e pandarë e Ramazanit dhe Bajramit.

Yildirim tha se konsumatorët blejnë bakllava në sasi të mëdha duke filluar një ditë para Bajramit, përcjell Atsh.

“Ne parashikojmë se vetëm gjatë festës së Bajramit sasia e konsumuar e bakllavasë do të rritet për tre deri në katërfish. Ndërkaq, për sa i përket Stambollit, presim që brenda ditës të konsumohen 1 000 tonë bakllava”, tha Yildirim.


Etiketa:
Arivisti Company