U formua një grup punues për Projektligjet e FSK-së


E martë, 23 Tetor 2018

PRISHTINË – Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka formuar një grup punues për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, për FSK-në dhe atë për Shërbimin në FSK.

Kryetari i komisionit, Haxhi Shala, tha se duhet të formohen tri grupe punuese, për secilin projektligj nga një, por në fund u miratua propozimi për një grup të vetëm punues.

Shala, ka bërë të ditur se do të organizohen edhe dy dëgjime publike, një në Prizren me pjesëmarrjen edhe të komuniteteve, ndërsa tjetrin në Graçanicë, ku sipas tij, do të marrin pjesë edhe pjesëtarë të komunitetit serb.

Zoran Mojsiloviq, nga Lista Serbe ka kundërshtuar me votë kundër krijimin e këtij grupi punues. Ai ka thënë se Lista Serbe nuk do të marrë pjesë takimet e këtij grupi punues.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, propozoi që të formohet vetëm një grup punues, pasi vlerësoi se nuk ka nevoje për tri të tilla.

“… sepse e kanë rëndësinë e njëjtë, madje shpeshherë na duhet t’i bëjmë bashkë edhe nëse i trajtojmë veç e veç duhet mi bë të tria bashkë”.

“Nuk mendoj se komisioni duhet të formojë tri grupe punues, munden edhe deputet e tjetër, te marrin pjese të gjithë komisionet. Grupi punues duhet të jetë formal, kryetari i komisionit të jetë kryetar i grupit punues. Pjesë e tij mund të jetë kushdo”.

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, tha se të gjithë anëtarët e komisionit duhet të jenë pjesë e grupit punues,

Etiketa: , ,