Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

U mbajt gara tradicionale e kërcimeve nga Ura e Fshejt

Prizren Post | 22:12 - 21.07.2019

GJAKOVË – Për të 69-n herë me radhë është mbajtur gjatë ditës sotme gara tradicionale e kërcimit tek Ura e Fshejt në Gjakovë.

Me muzikë dhe nën rrezet e diellit shumë qytetarë kanë shijuar kërcimet e garuesve nga dhjetëra metra lartësi.

Garën e hapi kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili e konsideroi këtë si një ngjarje shumë të rëndësishme për qytetin që ai e udhëheq dhe tërë Kosovën.

“Meqenëse vitin tjetër do t’i kemi shtatë dekada të këtij sporti nuk ka asgjë tjetër që mundet me tregu më shumë traditë, më shumë vazhdimësi dhe pasion për këtë sport. Dikur ka qenë vetëm i Gjakovës tani është bërë i gjithë Kosovës”, tha ai.

Gara dhe për këtë vit ka qenë e ndarë në dy kategori në kërcim me këmbë dhe në formë dallëndyshe.


Etiketa:
Arivisti Company