U nënshkrua marrëveshja Kosovë-Serbi për linjën hekurudhore dhe autostradën


E premte, 14 Shkurt 2020

MUNICH – Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot në Mynih të Gjermanisë dy letra të shprehjes së interesit, atë për autostrada dhe atë për hekurudha, përmes së cilave të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.

Marrëveshjet janë nënshkruar me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Të pranishëm ishin ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, Ramë Qupeva, nga Departamenti i Menaxhimit të Rrugëve i Ministrisë së Infrastrukturës dhe udhëheqësi i ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ndryshe, para një muaji, palët kanë nënshkruar edhe nga një Letër të shprehjes së interesit për hapjen e korridorit ajror në mes të Prishtinës dhe Beogradit, njofton Telegrafi.

Etiketa: , , , , , ,
Të fundit