Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

U takuan Kurti e Mustafa!

Prizren Post | 12:55 - 13.08.2019

PRISHTINË – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti janë parë sot duke pirë kafe së bashku.

“Ky ishte takimi i parë me Prof. Isa Mustafën pas rizgjedhjes së tij kryetar i LDK-së. I urova punë të mbarë dhe shëndet. Biseduam për situatën politike në vend dhe gjendjen e rëndë ekonomike, për nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit”.

“Me 22 gusht dy grupet tona parlamentare do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin e për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja demokratike. Konstatuam që tashmë shpresa po rikthehet te qytetarët, për një të ardhme me drejtësi e përparim.”, shkroi Albin Kurti në Facebook.


Etiketa:
Arivisti Company