Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Uglanin u reagon mediave serbe: Thaçi e bëri Kosovën shembull të shtetit shumetnik

Prizren Post | 12:40 - 26.02.2017

Sanxhak – Kryetari i Këshillit të Kombëtar Boshnjak të Sanxhakut, Sulejman Uglanin, ka reaguar pas lajmeve kundër tij në mediat serbe.

Ai i është falënderuar Thaçit për pritjen që kreu i shtetit kosovar i ka bërë Këshillit Kombëtar Boshnjak të Sahnxhakut, Partisë për Veprim Demokratik të Sanxhakut (SDA) dhe organizatës “Kosova për Sanxhakun”, transmeton lajmi.net.

Në letrën e tij dërguar Thaçit, sipas mediave serbe, Uglanin “ka shprehur gëzimin për rezultatet e dukshme” të cilat, siç është shprehur ai, Thaçi i ka arritur “në ndërtimin e shoqërisë demokratike të bazuar në sundimin e së drejtës, sigurinë ligjore dhe barazinë para ligjit”, thuhet në komunikatën e Këshillit Kombëtar Boshnjak të Sanxhakut, transmetojnë mediat serbe.

“Falë juve Kosova është bërë një shembull i shtetit shumëkulturor dhe shumëfetar me mundësi të barabarta për të gjithë, që u mundëson boshnjakëve të Kosovës të ruajnë identitetin e tyre kombëtar”, ka thënë Uglanin për Thaçin, thuhet në komunikatën e Këshillit Kombëtar Boshnjak të Sanxhakut.

Vizita e Uglaninit në Kosovë ka shkaktuar shumë reagime negative të politikanëve, por ai nuk ka dashur t’i komentojë ato.

Analistë të ndryshëm në Beograd ditëve të fundit kanë pretenduar se takimi mes Uglaninit dhe presidentit Thaçi në Prishtinë përbën një përgatitje të terrenit nga ana e Beogradit për njohjen e Kosovës.


Etiketa:
Arivisti Company