Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Unë votoj për Adnan JANUZAJ Personi i vitit 2013 nga bota shqiptare!

Prizren Post | 02:39 - 16.12.2013

Unë votoj për Adnan JANUZAJ Personi i vitit 2013 nga bota shqiptare!

  • Jo (48%, 82 Vota)
  • Po (52%, 89 Vota)

Numri i votuesve: 171

Loading ... Loading ...

Adnan Abedin Januzaj (6 Shkurt 1996) është një futbollist Shqiptar me origjinë nga Kosova, që luan si mesfushor në klubin Anglez të Premier League Manchester United. Gjithashtu Januzaj luan edhe për skuadrën e rezervave të Manchester United që nga viti 2011, vit ku u transferua nga Anderlecht.
Adnan Januzaj e filloi karrerën e tij profesioniste në vitin 2005, ku Januzaj u transferua nga FC Brussels tek Anderlecht. Drejtuesit e Anderlecht e konsideruan si një nga talentat më të mëdhenj të Anderlechtit. Talenti i Januzaj ra në sytë e drejtuesve të akademisë së Manchester United, të cilët bënë gjithashtu një ofertë për talentin Shqiptar. Adnan Januzaj u transferua tek Manchester United në vitin 2011, pasi Alex Ferguson e dëshironte me çdo kusht në skuadër. Manchester United, falë këmbënguljes së Alex Ferguson pagoi 300.000 € për të marrë talentin Januzaj. Kjo ishte hera e parë që Manchester United pagoi 300.000 € për një talent 16 vjeçar.
Më 5 Tetor, ishte ndeshja e tij e parë si startues për Manchester United, ai shënoi 2 Gola për ti dhënë fitoren 2–1 jashtë fushe kundër Sunderland.
Në Qershor të vitit 2013, ish trajneri i Belgjikës U18 dhe U19 Marc Van Geersom deklaroi që Januzaj kishte refuzuar ftesat e kombëtares belge, pasi ai preferon të luaj me Kombëtaren Shqiptare. Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi kishte deklaruar se Januzaj është një talent i madh, dhe se Federata Shqiptare e Futbollit është duke pritur momentin e duhur për të folur me të dhe për ta sjellë në Kombëtare.


Arivisti Company