Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Unë votoj për Behgjet PACOLLI | Personi i vitit 2016 nga bota shqiptare!

Prizren Post | 03:14 - 25.12.2016

Unë votoj për Behgjet PACOLLI | Personi i vitit 2016 nga bota shqiptare!

  • Jo (45%, 272 Vota)
  • Po (55%, 333 Vota)

Numri i votuesve: 605

Loading ... Loading ...

Behgjet Pacolli i lindur më 30 Gusht 1951 në Marevc të Prishtinës, është biznesmen dhe politikan shqiptar nga Kosova. Behgjet Pacolli ka qenë kryetar i Kosovës.

Behgjeti është një sipërmarrës i dalluar shqiptar veprimtaria e të cilit shtrihet edhe në nivel ndërkomtarë. Është president dhe CEO i Mabetex Grup, kompani konstruksioni dhe inxhinieri civile me qendër në Zvicër. Përpos angazhimit të tij sipërmarrje të ndërtimtaris, Pacolli është i angazhuar gjithashtu si president i partisë së katërt më të madhe në Kosovë të quajtur AKR-Aleanca Kosova e Re. Gjatë katër viteve të fundit ai ka qenë më i angazhuar në skenenën e politikës kosovare. Thuhet që ai është shqipëtari më i pasur në botë me shtetësi nga trojet shqiptare.

Behgjeti ishte njëri nga dhjetë fëmijët i cili u rrit si shumë të tjerë në Kosovë ato kohë, pa elektricitet dhe pa ujë të rrjedhshëm. Behgjeti ka qenë vazhdimisht i influencuar nga babai i tij dhe veçanërisht nga gjyshi Osmani që të mos heqë dorë nga qellimi i tij kryesor në jetë që ishte karriera ne konstruktim civil dhe industrial.

Pacolli ishte nxënës shembullor në shkollën elementare lokale, me ç`rast ju mundësua edhe bursa shkolllore, e cila i mundësoi vazhdimin e shkollës së mesme në Prishtinë. Atje ai kaloi katër vite, nderkohë që flinte në një kasolle druri e cila i ishte dhënë bujarisht nga një familje turke, ndërkohë që udhëtonte 80 km[citim i duhur], dy herë në javë për të shkuar në shtëpi që të merrte furnizime për javen vijuese. Për diplomimin e tij, babai krenar për djalin, dëshironte që ai të bëhej mesuesi i fshatit, por nëna e tij këmbënguli që ai të shkonte në Hamburg, Gjermani. Djali në moshën 17 vjeçare, arriti në stacion të Hamburgut pa para si dhe i uritur. Për të pagur rrugën ai punoi në dokumente, në mënyrë që të mësonte sadopak nga secila gjuhë kështu siguronte punë për më tej. Pas tre viteve kthehet në Kosovë me gjashtë gjuhë të mëvetësuara si dhe me një diplomë universitare më shumë.

Gjatë shërbimit ushtarak, Pacolli kontaktoi kompani nga Austria dhe Gjermania të cilat kërkonin punë, dhe menjëherë pas mbarimit të ushtrisë ai ju bashkangjit kompanisë austriake, ku punoi në sektorin e shitjes për shtetet: Jugoslavi, Bulgari, Poloni si dhe Rusi. Dy vite me vonë, ai shkoi në Zvicër dhe filloi punën me një kompani zviceriane me të cilën kontaktet e para i pati në Moskë.


Arivisti Company