Unë votoj për Bilall KASAMI | Personi i vitit 2016 nga bota shqiptare!


E diel, 25 Dhjetor 2016

Unë votoj për Bilall KASAMI | Personi i vitit 2016 nga bota shqiptare!

  • Jo (58%, 318 Vota)
  • Po (42%, 226 Vota)

Numri i votuesve: 544

Loading ... Loading ...

Bilall Kasami ka lindur në Tetovë, më 31 Korrik 1975. Ai është i martuar me Ajshe Kasami dhe kanë dy fëmijë.

Pasi që kreu studimet Baçelor i Shkencave në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit Shën Kiril dhe Metodi në Shkup në vitin 2000, Bilall Kasami vendosi që ti vazhdon studimet po në të njëjtin fakultet për Master i Shkencave që pastaj në vitin 2011 të mbaron Doktoraturën me disertacion mbi temën “Mundësitë për nxitjen dhe përdorimin produktiv të remitancave në Maqedoni”.

Bilall Kasami gjatë gjithë kësaj periudhe vazhdimisht ka të publikuar analiza ekonomike dhe artikuj profesional mbi tema të ndryshme që kanë të bëjnë me tregun, ekonominë dhe globalizmin si sfidë në pikëpamje ekonomike në Revista Ekonomike Valuta, Revista Shenja, FAKTI, KOHA ,Weekly Balkan Magazine dhe të tjera.

Para hyrjes së tij në politikë, ai ka punuar në Administratën doganore të Republikës së Maqedonisë si zyrtar i lartë doganor nga viti 2000 deri në vitin 2004. Prej vitit 2004 deri në vitin 2006 Bilall Kasami ka punuar si sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë. Më pas, nga viti 2006 deri në vitin 2008 ka punuar si zyrtar i lartë përsëri në Administratën doganore të Maqedonisë. Nga viti 2008 deri në vitin 2009 ka qenë menaxher financiar në ndërmarrjen Netam Ceramics, Tetovë. Bilall Kasami gjithashtu ka punuar si asistent në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup prej viti 2009 deri 2011 dhe pastaj prej vitit 2011 deri në 2014 si asistent profesor në të njejtin universitet.

Bilall Kasami është kyçur në politikë në vitin 2014 për shkak të gjendjes së mjerueshme të shqiptarëve në Maqedoni. Ai vendosi të hyn në skenën politikë pasiqë politikanët shqiptarë deri më tani nuk kanë qenë përfaqësues të denjë të shqiptarëve dhe politikat e tyre kanë prodhuar një shtet diskriminues dhe antishqiptar.

Prej vitit 2014 Bilall Kasami është kryetar i Lëvizjes BESA, Lëvizje e cila u lind nga nevoja reale e shqiptarëve në Maqedoni dhe u themelua që të promovojë vlerat autentike, me të vetmin qëllim që shqiptari i Maqedonisë ti gëzojë të gjitha të drejtat politike, ekonomike, arsimore, shkencore dhe kulturore.