E diel, 25 Dhjetor 2016
Unë votoj për Fatmir LIMAJ | Personi i vitit 2016 nga bota shqiptare!
- Jo (73%, 425 Vota)
- Po (27%, 159 Vota)
Numri i votuesve: 584

Fatmir Limaj u lind me 04.02.1971 në Banjë të Malishevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Në moshën 15 vjeqare shpërngulet në Prishtinë ku kryen shkollën e mesme dhe pastaj edhe Fakultetin Juridik. Në vitin 2008
magjistron në të Drejtën Kushtetuese dhe Administrative në Universitetin e Prishtinës.
Fatmir Limaj ishte njëri nga udhëheqësit e lëvizjes studentore të viteve 1988- 1990.
Fatmir Limaj ishte një nga iniciatorët dhe pjesmarrës i lëvizjes studentore për pajtimin e gjaqeve në Kosovë.
Pas krijimit të partive politike në Kosovë ka qenë pjesmarrës aktiv i organizimit të rinisë nëpër shoqata të atëhershme rinore siq është parlamenti rinor i cili pastaj u shëndrrua në parti
parlamentare 1992-1995.
Në vitin 1996 Fatmiri së bashku me një grup shokësh të ngusht i’u bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kështu banesa e tij në qendër të Prishtinës u bë një nga bazat kryesore të UÇK-së.
Ishte themelues i njësitit ushtarak “Çeliku” të UÇK-së.
Me 2 gusht 1998 u shpall komandant i brigadës 121, nga 24 nëntor 1998 anëtar i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.
Me 30 mars 1999 emërohet zv.ministër i mbrojtjës i Qeverisë së Përkoshme të Kosovës .
Udhëheqës i Operacionit më të madhë dhe vendimtar të quajtur SHIGJETA në kufirin Kosovë-Shqipëri.
Njëri nga antarët kryesor të delegacionit të UÇK në bisedimet me NATO
për transformimin dhe demilitarizimin e UÇK, nga të cilat bisedime dolën Trupat e Mbrojtjës së Kosovës, sot Forcat Mbrojtëse të Kosovës dhe Ushtrisë së ardhshme të Kosovës.
Nga viti 2000 anëtar i këshillit transitor të Kosovës.
Nga viti 2001 deputet i parlamentit të Republikës së Kosovës.
Anëtar i delegacionit të Kosovës në negociatat për statusin
përfundimtar të Kosovës në Vien, nga të cilat bisedime doli pakoja e Ahtisarit e më pas Pavarësia e Kosovës.
Nënshkrues i Deklaratës së Pavarsisë me 2008 si deputet i Parlamentit të Kosovës.
Nga 2008 deri me 2011, Ministër i Transportit të Qeverisë së parë të Kosovës së pavarur.
Në nëntor të vitit 2012, nderohet me qmimin qytetar nderi i Bashkisë së Vlorës.
Në maj të vitit 2014, nderohet me titullin “Doktor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës.
Aktualisht Deputet i Parlamentit të Kosovës dhe Kryetar i NISMA për Kosovën.