Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Unë votoj për Isa MUSTAFA | Personi i vitit 2016 nga bota shqiptare!

Prizren Post | 05:17 - 25.12.2016

Unë votoj për Isa MUSTAFA | Personi i vitit 2016 nga bota shqiptare!

  • Jo (83%, 475 Vota)
  • Po (17%, 99 Vota)

Numri i votuesve: 574

Loading ... Loading ...

Isa Mustafa, ka lindur më 15 maj 1951 në Prapashticë, komuna e Prishtinës, i martuar me Qevsere Mustafën, ka një vajzë, Afërditën dhe dy djem, Arbenin dhe Besnikun. Jeton në Prishtinë nga viti 1956.

Ka doktoruar në shkencat ekonomike, është profesor i rregullt i Universitetit të Prishtinës dhe anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Dy mandate ka qenë Kryetar i Prishtinës, gjatë periudhës 2008-2013, ndërkaq në periudhën 2006-2008 ka qenë këshilltar i lartë për ekonomi i Presidentit të Kosovës.

Pas lufte ka punuar si profesor në Universitetin e Prishtinës, ka qenë nënkryetar i Institutit për Hulumtime Zhvillimore “Riinvest”, anëtar i Bordit të Universitetit të Prishtinës, anëtar i Bordit të Bankës Qendrore dhe anëtar i Bordit të Universitetit Amerikan. Ka botuar një mori punimesh shkencore dhe profesionale në vend dhe në revistat ndërkombëtar nga fusha e menaxhmentit financiar, mikroekonomisë, lidershipit në ekonomi, politikave fiskal dhe politikave zhvillimore sektoriale.

Në vitin 1990 është ndjekur nga pushteti serb dhe në ekzil ka qenë Ministër i Ekonomisë dhe Financave në Qeverinë të Republikës së Kosovës, e cila ka vepruar në shtetet perëndimore deri në çlirimin e vendit, më 1999. Si Ministër i Financave ka organizuar sistemin e financimit të arsimit dhe të institucioneve pluraliste të Kosovës, të prira nga Presidenti dr Ibrahim Rugova, të cilat i kanë bërë rezistencë pushtetit serb.

Para kësaj periudhe ka punuar si mësimdhënës në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, katër vjet ka udhëhequr me ekzekutivin e Komunës së Prishtinës dhe rreth tre vjet ka qenë drejtor i Entit për Zhvillim të Kosovës.

Në nëntor të vitit 2010 është zgjedhur Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këtë cilësi ka dhënë kontribut të veçantë në reformimin dhe në anëtarësimin e LDK-së në familjen e Partive Popullore Evropiane, EPP.

Më 9 Dhjetor 2014 është zgjedhur Kryeministër i Republikës së Kosovës, mbi bazën e koalicionit qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës – PDK dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës – LDK.


Arivisti Company