E hënë, 16 Dhjetor 2013
Unë votoj për Lulzim BASHA Personi i vitit 2013 nga bota shqiptare!
- Jo (63%, 102 Vota)
- Po (37%, 60 Vota)
Numri i votuesve: 162
Lulzim Basha është politikan shqiptar, ish-Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, ish-deputet i Legjislaturës XVIII të Kuvendit të Shqipërisë, kryetar i Partisë Demokratike dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Gjatë periudhës Maj 1998 – Korrik 1999, Lulzim Basha u bë pjesë e skuadrës që përgatiti aktakuzën për krime lufte ndaj Sllobodan Millosheviçit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi. Gjatë periudhës Korrik 2000 – Tetor 2001 ai ushtroi detyrën Këshilltar Ligjor në Departamentin e Drejtësisë së Administratës së Kombeve të Bashkuara UNMIK në Kosovë.
Familja e Lulzim Bashës është me prejardhje nga Drenica e Kosovës kur në vitet 40-të të shekullit të kaluar gjyshi i tij detyrohet të ikë nga Kosova pas torturave serbe.
Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, Lulzim Basha u bë Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ku ai shërbeu për një periudhë prej dy vjetësh, derisa ai u emërua Ministër i Punëve të Jashtme në vitin 2007.
Në vitin 2011, Basha kandidoi për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës si kandidat i Partisë Demokratike dhe Koalicionit Aleanca për Qytetarin, duke sfiduar Edi Ramën, kryetarin e atëhershëm të Bashkisë dhe Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Në zgjedhjet për kryeatarin e Partisë Demokratike më 22 korrik 2013, Lulzim Basha fitoi kundrejt kandidatit tjetër Sokol Olldashi duke fituar 80% të votave të anëtarësisë se PD.
Etiketa: Lulzim Basha, Personi i Vitit 2013