Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Unë votoj për Lulzim BASHA | Personi i vitit 2016 nga bota shqiptare!

Prizren Post | 05:39 - 25.12.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Unë votoj për Lulzim BASHA | Personi i vitit 2016 nga bota shqiptare!

  • Jo (81%, 483 Vota)
  • Po (19%, 114 Vota)

Numri i votuesve: 597

Loading ... Loading ...

Lulzim Basha i përket brezit të parë të gjimnazistëve shqiptarë të cilëve iu dha mundësia që pas rënies së komunizmit të studiojnë jashtë shtetit. Në vitin 1993 ai filloi studimet në Universitetin e Utrechtit në Hollandë, ku edhe u diplomua në të Drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare. Pas studimeve, Basha punoi për Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi dhe më pas si Këshilltar Ligjor në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Në vitin 2004, Basha iu bashkua Partisë Demokratike në opozitë si kordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave. Në korrik 2005 Lulzim Basha u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Në qeverinë e re Basha mbajti fillimisht postin e ministrit të Punëve Publike Transportit, ku dhe nisi punimet për ndërtimin e rrugës së Kombit, autostradës Durrës-Kukës. Në maj të 2007 Basha u betua si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë në një kohë kur Shqipëria mori Ftesën dhe një vit më pas u antarësua në NATO, hapi negociatat për liberalizimin e vizave dhe Kosova u shpall e pavarur. Në zgjedhjet e 2009, Basha u bë deputet në Qarkun e Elbasanit. Iu besua edhe drejtimi i Ministrisë së Brendshme në kohën kur vendi përmbushi të gjitha kushtet teknike për liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Europian.

Në vitin 2011 Basha kandidoi për Kryetar të Bashkisë së Tiranës me një fushatë model në qendër të së cilës u vendos qytetari dhe si Kryebashkiak ai tashmë është i fokusuar në zhvillimin e ekonomisë së Tiranës dhe krijimin të vendeve të reja të punës, për ta bërë Tiranën një qytet modern dhe europian. Nën drejtimin e tij këto 2 vite, Bashkia Tiranë planifikoi dhe ka nisur zbatimin e projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vet, atë të zgjatimit të Bulevardit kryesor deri në Parkun e Paskuqanit dhe të rehabilititmit të Lumit të Tiranës.

Pas dorëheqjes së Kryetarit historik Sali Berisha, Lulzim Basha shpalli kandidaturën për kreun e Partisë Demokratike Në garën e parë të parimit “1 anëtar 1 votë” në Shqipëri, mbi 42.000 anëtarë demokratë votuan në për krytarin e tyre të ri, Lulzim Basha i cili mori mbi 80% të votave. Si Kryetar i Partisë Demokratike, Basha është angazhuar për një fillim të ri të fuqishëm për t’u dhënë shqiptarëve jo vetëm një opozitë të forte, krijuese dhe të vendosur, në mbrojtje të interesave të tyre por për t’i dhënë vendit alternativën e shpresës dhe forcën ta mbyllë trazicionin, pas përballjes me qeverinë e veseve të vjetra Rama-Meta. Në këtë rrugëtim të ri, Basha do mbështetet fort tek vizioni, kurajo dhe qëndresa historike e themeluesve, tek energjia e pamatë e anëtarëve dhe militantëve ndër vite, dhe tek pasuria e paçmueshme e vlerave të lidershipit historik të Sali Berishës.

Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij Aurela u njohën në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Tiranë. Aurela është diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Utrechtit në Hollandë dhe ka një MBA nga Universiteti i Amsterdamit. Luli dhe Aurela janë prindër të dy vajzave, Dafina dhe Viktoria.


Arivisti Company