Unë votoj për Shpend AHMETI Personi i vitit 2013 nga bota shqiptare!


E hënë, 16 Dhjetor 2013

Unë votoj për Shpend AHMETI Personi i vitit 2013 nga bota shqiptare!

  • Jo (43%, 83 Vota)
  • Po (57%, 111 Vota)

Numri i votuesve: 194

Loading ... Loading ...

Shpend Ahmeti ka përfunduar studimet master në Politika Publike në Universitetin e Harvardit, SHBA, gjatë viteve 2002–2004, duke specializuar në Zhvillimin Politik dhe Ekonomik. Studimet universitare i ka përfunduar në Ekonomi dhe Administrim Biznesi në Universitetin Amerikan në Bullgari, gjatë viteve 1996–2000, duke specializuar në Ekonomi të Aplikuar dhe Administrim Biznesi.

Gjatë kohës së studimeve 1999-2002, Shpendi ishte senator dhe më pas kryetar i Qeverisë Studentore në Universitetin Amerikan të Bullgarisë.

Prej vitit 2005 Shpendi është ligjërues i Politikave Publike dhe Politikave Ekonomike Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK).

Përveç gjuhës amtare shqipe, Shpendi flet atë angleze, serbo-kroate, maqedone, bullgare dhe ka njohuri të gjuhës gjermane.

Është fitues i disa çmimeve e shpërblimeve si World Bank Spot Award dhe i atij në European Debating Championships.

Shpendi jeton në Prishtinë me bashkëshorten, Ardianën, dhe dy fëmijët, Tean dhe Anrin. Është nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarë i Prishtinës.

Etiketa: ,
Të fundit