UNHCR parashikon ardhjen e 850.000 refugjatëve në Evropë


E mërkurë, 9 Shtator 2015

GJENEVË – Sipas vlerësimeve të UNHCR-it deri në fund të vitit të ardhshëm mund të pritet që rreth 850.000 refugjatë përmes Mesdheut të arrijnë në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).

Për këtë arsye Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) bën thirrje për harmonizimin e politikës për azil në Bashkimin Evropian.

“Gjatë vitit 2015 në Evropë pritet të mbërrijnë rreth 400.000 njerëz të cilët, pasi të kalojnë Mesdheun, do të kërkojnë mbrojtjen ndërkombëtare. Për vitin e ardhshëm ky numër pritet të jetë 450.000”, paralajmërojn UNHCR.

William Spindler, zëdhënësi i UNHCR thotë se deri më tani në Evropë kanë mbërritur rreth 360.000 refugjatë, kështu që parashikimet e tyre me siguri se do të bëhen realitet. Deri në fund të vitit intensiteti i ardhjes së emigrantëve pritet të jetë më i ulët, për shkak se kushtet e motit të cilat pritet të përkeqësohen, do të jetë ndjeshëm më ftohtë dhe më e rrezikshme të kalohet Mesdheu.

Ndërkohë momentalisht nuk është duke u ngadalësuar ardhja e refugjatëve, ndërsa rekordi ditor erdhi fundjavën e kaluar kur në Maqedoni arritën mbi 7.000 persona. Aktualisht në ishujt grek ndodhen rreth 30.000 njerëz, nga ku udhëtimin e tyre e vazhdojnë drejt Evropës perëndimore.

Etiketa: ,