Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

United ka rikthyer mentalitetin e vjetër

Prizren Post | 14:37 - 29.12.2013

Manchester, 29 dhjetor – Patrice Evra beson se Manchester United ka rikthyer mentalitetin e fituesit pasi të shtunën siguruan fitoren e katërt radhazi në Premier League.

Goli i Danny Welbeckut kundër Norwich Cityt mjaftoi që kampionët e Premier Leagues të ngjiten në vendin e gjashtë, me shtatë pikë prapa Manchester Cityt që janë lider në Angli.

“Ishte një fitore e rëndësishme. Norwich luajti shumë mirë dhe mund të kishin shënuar disa gola në pjesën e parë, por mendoj se djelmoshat tanë e merituan fitoren”, ka thënë Evra për MUTV.

“Nuk është e lehtë që të luash dy ndeshje në një rrugë kaq të gjatë, por më e rëndësishmja është se ne siguruam tre pikë”, ka shtuar ai. “Jam duke menduar për të tashmen. Tani kemi mentalitetin e fituesit dhe shpirtin e United të cilat nga munguan në fillim të këtij sezoni”.

“Mund të shoh se uria për fitore është kthyer dhe besojmë shumë, por nuk dua të flas për titull. Dua të flas për ndeshjen tjetër kundër Tottenhamit. Ne kemi nevojë që të fitojmë dhe të vazhdojmë me këtë formë”.

Goli i Welbeckut ishte i katërti për muajin dhjetor dhe derisa Evra lavdëroi formën e 23-vjeçit, mbrojtësi i majtë ka thënë se United është ekipi më i mirë në Angli dhe me rikthimin e Wayne Rooney dhe Robin van Persie, ata do të jenë edhe më të frikshëm.

“Ai [Welbeck] e bëri dallimin. Jam shumë i kënaqur me të sepse po punon shumë dhe do të fillojë të shënojë edhe më shumë gola. Shpresoj të vazhdojë në këtë formë”, shtoi francezi.

“Ne jemi pa Waynen dhe Robinin por kur ata do të rikthehen ne do të bëhemi edhe më të fortë, kjo është arsyeja pse jam i lumtur”.


Arivisti Company