Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ura e Bosforit merr emrin “Dëshmorët e 15 korrikut”

Prizren Post | 10:51 - 26.07.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Ankara – Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım pas mbledhjes së Këshilli të Ministrave ka zhvilluar një konferencë për mediat, ku ka dhënë detaje mbi këtë mbledhje, si dhe atë të takimit të liderëve me Presidentin e vendit Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij Kryeministri Yıldıırm ka thënë: ”Për të mos pasur probleme në sistemin e funksionimit të strukturave shtetërore, si dhe problemet që mund të lindin si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit jemi duke hartuar disa plane. Për të përgatitur themelin e këtyre planeve jemi duke punuar të gjithë bashkë. Pamë një unifikim të partive për sa i përket punës për nxjerrjen në pah të një kushtetute të re. Si rrjedhojë kemi marrë vendim që të vazhdojmë punën për ndryshimin e kushtetutës aty ku e kemi lënë.”

Ndërsa në mbledhjen e Këshillit të Ministrave Yıldırım dha detaje mbi vendimet e marra të cilat janë në rangun e ligjeve për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme. ”Vendosëm që Komanda e Xhandarmërisë dhe Roja Bregdetare të jetë nën varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Vendimi në lidhje me këtë do të publikohet në fletoren zyrtare.”

Emri i urës ”Boğaziçi” mbi Bosfor do të ndryshohet në ura ”Dëshmorët e 15 korrikut”.

Kryeministri Yıldıırm në fjalën e tij gjithashtu është shprehur se në Stamboll dhe në Ankara do të ngrihen dy monumente përkujtimore. ”Një tjetër temë që diskutuam sot ishte dhe ndryshimi i emrit të urës ”Boğaziçi”. Emri i ri i saj do të jetë ura ”Dëshmorët e 15 korrikut” ka shtuar Kryeministri Yıldırım.

Ndërsa në lidhje me ata që tentuan të bëjnë grusht shteti, Yıldıırm është shprehur: ”Të gjithë po nxjerrin njëri tjetrin në pah duke spiunuar. Përfundimisht kush do që të jetë përzier do të jetë përpara ligjit. Do të japin llogari për këtë.”

Nga ana tjetër Kryeministri i Turqisë Yıldırım në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Lartë të Ushtrisë ka thënë se ajo do të fillojë ditën e enjte në rezidencën e Kryeministrisë. ”Synojmë që brenda ditës të përfundojmë marrjen e vendimeve në këtë Këshill dhe ditën e dytë ti dërgojmë ato për miratim tek Presidenti” është shprehur Kryeministri Yıldırım në vijim të fjalës së tij.


Bëni një koment

Arivisti Company