Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Uruguaji e mundi edhe Kilin

Prizren Post | 12:07 - 25.06.2019

Uruguaji dhe Kili janë dy skuadrat e fundit Çerek-finaliste të Copa America. këto dy skuadra luajtën mes tyre ndeshjen e fundit në Grupin C të kompeticionit me skuadrën e Oscar Tabarez që fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 duke u shpallur edhe si fituese e grupit me 7 pikë.

Uruguaji nuk ishte bindës në lojën e tij, por ishte cinik dhe konkret dhe arriti t’i imponohej Kilit në këtë ndeshje në minutat e fundit të saj teksa shënoi golin e fitores me Edinson Cavanin në të vetmin rast që krijoi gjatë gjithë ndeshjes.

Për Kilin mbeti keqardhja që nuk mundi të zhbllokojë rezultatin e sfidës në minutat e para të saj, gjë që mund të ndryshonte rrjedhën e ngjarjeve. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, mes Ekuadorit dhe Japonisë nuk pati fitues pasi sfida përfundoi me barazimin 1-1, një rezultat ky që eliminoi të dyja skuadrat dhe favorizoi Paraguajin që kaloi në cerekfinale të Copa America.


Etiketa:
Arivisti Company