Ushtarët e Kosovës shpërndajnë dhurata për fëmijët në Pediatri


E hënë, 24 Dhjetor 2018

PRISHTINË – Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, së bashku me gjeneralin e FSK-së, Rrahman Rama dhe pjesëtarë të Ushtrisë së Kosovës, sot kanë vizituar Klinikën e Pediatrisë në QKUK.

Me këtë rast, Ismaili i shoqëruar nga pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës kanë bërë edhe shpërndarjen e dhuratave për fëmijët e shtrirë në këtë klinikë me rastin e festave të fundvitit.

Ai falënderoi gjeneralin Rama dhe ushtarët e FSK-së që iu bashkuan këtij aktiviteti për t’i motivuar, sic tha ai, ushtarët e rinj të Kosovës.

“Natyrisht dua të falënderojë gjeneralin dhe gjithë ushtarët që sot i bënë fëmijët të buzëqeshin. Me ushtrinë e Kosovës sfidat bëhen më të lehta. Sot patëm edhe shumë fëmijë të cilët shprehën dëshirë që të jenë pjesë e ushtrisë tonë në të ardhmen. Faleminderit për dashamirësinë e madhe që i bëtë të ndihen edhe me te fort se sa qe janë”, tha Ismaili.

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama tha se ndihen shumë të lumtur që kanë arritur ti gëzojnë sot fëmijët.

Etiketa: , , , , ,