Ushtria e Turqisë sulm kundër DAESH-it në Siri


E mërkurë, 24 Gusht 2016

turqi

Ankara – Rreth orës 04:00 sipas orës lokale TSK ka nisur një ofensivë për pastrimin e kufirit nga elementë terroristë dhe rritjen e sigurisë në kufi. Në këtë kuadër synohet monitorimi dhe mbrojtja e tërësisë territoriale të Sirisë.

Njësitet Speciale të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) në bashkëpunim me forcat ajrore të koalicionit ndërkombëtar kanë nisur një ofensivë për pastrimin e militantëve të DAESH-it nga Xherablus të Halepit, raporton Anadolu Agency (AA).

Rreth orës 04:00 sipas orës lokale TSK ka nisur një ofensivë për pastrimin e kufirit nga elementë terroristë dhe rritjen e sigurisë në kufi. Në këtë kuadër synohet monitorimi dhe mbrojtja e tërësisë territorial të Sirisë.

Operacionet e TSK e cila lufton në mënyrë aktive kundër organizatës terroriste DAESH, luajnë një rol të rëndësishëm për koalicionin ndërkombëtar të luftës kundër DAESH-it.

Në saj të kësaj ofensive synohet pengimi I një dallge të re refugjatësh dhe dërgimi në mënyrë të sigurtë të ndihmave humanitare ndaj civilëve në vend.

Operacioni është kundër atyre organizatave terroriste të cilat sulmojnë popullin turk dhe vrasin qytetarë të pafajshëm të Turqisë. Ai bëhet për të luftuar në mënyrë aktive me këto organizata terroriste duke synuar vazhdimin e bashkëpunimit me koalicionin ndërkombëtar.

Të fundit