E mërkurë, 30 Shtator 2026

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, mund të largohet nga “Anfield” si lojtar i lirë në fund të sezonit, raporton “Mundo Deportivo”.
Mbrojtësi holandez, 35 vjeç, nuk ka marrë ende ofertë për rinovimin e kontratës nga Liverpooli. Sipas raportimeve, Real Madridi po e monitoron situatën dhe trajneri Jose Mourinho e ka dhënë miratimin për transferimin e tij.
“Los Blancos” tashmë kanë në skuadër Trent Alexander-Arnoldin dhe Ibrahima Konatén, ish-lojtarë të Liverpoolit.
Për Van Dijkun interesim raportohet se kanë shfaqur edhe Milani, Galatasaray dhe Inter Miami.
Holandezi iu bashkua Liverpoolit në vitin 2018 dhe ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës që fitoi Ligën e Kampionëve, Premierligën, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube./04 Online/
Burimi: 04online
