Varhelyi: Djegia e dokumenteve nga opozita maqedonase, kaloi çdo vijë të kuqe të limitit

BRUKSEL – “Propozimi francez është një moment kthjellues për Maqedoninë, por edhe për opozitën. Djegia e dokumenteve në sallën plenare, shtytja e njerëzve në dhunë dhe nxitja e urrejtjes nuk sjell asgjë, vetëm dëm”, ka thënë në një intervistë për “Euroaktiv” komisioneri evropian për zgjerim, Oliver Varhelyi.

Varhelyi ka theksuar se BE është pro zgjerimit por ngjarjet e opozitës maqedonase kanë lënë shije të hidhur në imazhin e vendit sepse djegja, shkatërrimi i pronave dhe protestat e dhunshme, ishin tejkalim i çdo vije të kuqe të limitit.

“Ka kufij shumë të qartë për mënyrën evropiane të të bërit politikë, kufij shumë të qartë për politikën e qytetëruar dhe vlerësimi im është se shumë nga ato vija të kuqe janë kaluar nga opozita”, shtoi ai.

I pyetur nëse sheh ndonjë rrezik për frenim të mëtejshëm, Varhelyi tha se qëllimi ishte krijimi i “kritereve të qarta, të drejta dhe transparente që janë gjithashtu të menaxhueshme dhe që mund të ndryshojnë vërtet negativizmin nga të dyja palët”.

“Në Bruksel, kur filluan negociatat e Maqedonisë me BE-në, i bëra thirrje opozitës që të dëshmojë atë që ka pretenduar deri më tani, le të dilnin dhe të thoshin se mbështesin rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë.
Ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin dhe shpresoj që të gjitha partitë politike, përfshirë edhe opozitën, të punojnë për të ardhmen evropiane dhe të mos fillojnë polemika dhe të nxehen emocionet. Emocione që nuk do ta çojnë vendin përpara. Emocione që nuk do të zgjidhin asgjë të rëndësishme për vendin. Prandaj ftoj opozitën të reflektoj, edhe pse pamë që në debat u anashkaluan mirësitë politike dhe vlerat europiane. Por shpresoj se me këtë vendim do ta kthejmë faqen dhe do të bëjmë atë që është e nevojshme që Maqedonia e Veriut të bëhet shpejt anëtare e BE-së. Në të gjitha takimet që kam pasur me ta deri tani, ata kanë pohuar se janë të përkushtuar për të ardhmen evropiane të vendit. Epo, le ta vërtetojnë atë”, tha Varhelyi.

Etiketa: , ,

Leave a Reply