Vazhdojnë pritjet e gjata në pikë-kalimet kufitare


E shtunë, 5 Janar 2019

PRISHTINË – Mëngjesin e sotëm kanë vazhduar pritjet e gjata në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, si pasojë e fluksit të madh të bashkatdhetarëve tanë që po kthehen në vende perëndimore pas qëndrimit në Kosovë për festat e fundvitit.

Sipas informacioneve nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë në pikën kufitare me Serbinë, në Merdar. Aktualisht në këtë pikë kufitare, për të hyrë në Serbi bashkatdhetarët tanë po presin deri në gjashtë orë, ndërsa kolona e automjeteve është deri në dy kilometra.

Etiketa: , , ,