E shtunë, 1 Gusht 2015
Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq thotë se Rusia nuk e ndryshon qëndrimi n për Kosovën, dhe Rusia ka qenë e detyruar që në disa raste të njohë pasaportat e Kosovës.
Daçiq ka thënë për gazetë “Blic” të Beogradit se vendimi i Moskës “nuk do të thotë hyrje në njohjen e dokumenteve të Kosovës”.
“Kjo është, për fat të keq, pasojë e pranimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe këtë duhet ta respektojnë të gjithë. Qëndrimi rus për Kosovën mbetet i pandryshuar”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe, transmeton koha.net.
Ambasada ruse në Beograd duke njoftuar për këtë vendim dje kishte thënë:
“Hyrja me pasaportat e të ashtuquajturës ‘Republikë e Kosovës’ në territorin Rusisë është i mundur vetëm në rastet që bazohen në respektimin e detyrimeve ndërkombëtare të Rusisë në cilësinë e palës –pranues i ngjarjeve që organizohen përmes strukturave multilaterale, anëtare ose pjesëmarrëse e të cilave është e ashtuquajtura ‘Republikë e Kosovës’, si dhe për shkak të sigurimit të pjesëmarrjes së përfaqësuesve të saj në ngjarjet sportive, të cilat mbahen në territorin e Rusisë nën përkujdesjen e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik ose të federatave relevante ndërkombëtare sportive”.
Ambasada ruse ka shtuar se kjo procedurë i përgjigjet praktikës serbe të trajtimit të dokumenteve kosovare dhe është futur në përdorim me dijeni të palës serbe e cila ka qenë e njoftuar për këtë.
Etiketa: Ivica Dačić, Kosova, Rusia, Serbia