Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Vazhdon verifikimi për statusin e veteranit të UÇK-së

Prizren Post | 13:01 - 31.07.2013

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së janë shprehur të shqetësuar me zvarritjen e procesit për njohjen dhe verifikimin e statusit të kategorive të dala nga lufta.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Muharrem Xhemajli, ka thënë se mostakimi i Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së për më tepër se tre muaj është papërgjegjësi e kryetarit të këtij komisioni, Agim Çeku.

Mirëpo ky i fundit ka treguar se ky proces është duke vazhduar intensivisht dhe mbledhjet e komisionit nuk janë mbajtur për shkak të disa arsyeve procedurale, shkruan “Epoka e re”.

Muharrem Xhemajli ka thënë se veteranët nuk kanë asnjë informatë se çka është duke ndodhur me këtë proces.

Verifikimi i njohjes së statusit të pjesëtarëve të UÇK-së ka filluar në nëntor të vitit të kaluar dhe ka përfunduar me 15 mars të këtij viti. Për njohjen e statusit të veteranit, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve kanë aplikuar 51 mijë e 835 persona. 4 mijë e 489 prej tyre kanë aplikuar për status të invalidit, kurse 2 mijë e 597 familje apo familjarë kanë aplikuar t’u njihet statusi i dëshmorit të kombit për të rënët e tyre.


Etiketa:

Bëni një koment