Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Vdes Kofi Annan, ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së

Prizren Post | 11:43 - 18.08.2018

Zvicër – Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, i cili fitoi çmimin Nobel për Paqe dhe punë humanitare, Kofi Annan ka vdekur në moshën 80 vjeçare.

Fondacioni Kofi Annan konfirmoi vdekjen e tij me “trishtim të madh” në një deklaratë të postuar në Twitter.

Annan ishte i pari afrikan që mori rolin e diplomatit më të lartë në botë, duke shërbyer dy mandate nga 1997 deri në 2006, shkruan BBC, transmeton Telegrafi.

Annan më vonë shërbeu si i dërguari special i OKB-së për Siri, duke bërë përpjekje për të gjetur një zgjidhje paqësore për konfliktin në këtë zonë.

Ai gjithashtu ka qenë sekretar i përgjithshëm gjatë luftës së Kosovës, dhe luftës në Irak. Ai e ka quajtur të paligjshëm pushtimin e Irakut.


Etiketa:
Arivisti Company