Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Vdesin 4 të rinj në aksident në Kamëz

Prizren Post | 16:58 - 12.04.2014

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

TIRANE- Aksident tragjik në Kamëz. 4 të rinj kanë humbur jetën si pasojë e daljes nga rruga të mjetit tip ‘BMW’ me të cilin udhëtonin. Automjeti me targë AA533IU doli nga rruga teksa lëvizte në segmentin rrugor Kthesa e Bathores – Instituti Bujqësor Kamëz.

Sipas të dhënave të fundit, viktimat janë tre djem dhe një vajzë. Në aksident humbi jetën 25-vjecari Alfred Beluli, i cili drejtonte mjetin, Fatjon Driza, 22 vjeç, Jurgjena Muça, 18 vjeçe dhe Klevis Muça, 14 vjeç.

Burime nga Spitali i Traumës bënë me dije se 4 të rinjtë kanë mbërritur aty pa shenja jete.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit (ora 04.45’), ndërsa fillimisht personat e përfshirë në aksident mbetën të plagosur dhe u transportuan drejt Spitalit Ushtarak, por plagët e shumta të marra kanë rezultuar fatale për ta. Mësohet se është dashur edhe ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, të cilët mundën të nxjerrin 4 të rinjtë nga automjeti i aksidentuar.

Nga të dhënat e deritanishme nga hetimet e kryera në vendngjarje rezulton se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit dhe shpejtësia e lartë.

Nga strukturat e Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti./balkanweb/


Etiketa:

Bëni një koment