Vendet e QUINT-it nuk do të ndërmjetësojnë për formimin e Qeverisë


E martë, 28 Janar 2020

PRISHTINË – Vendet e QUINT-it, kanë lëshuar një deklaratë për media ku kanë ritheksuar edhe një herë qëndrimin e tyre karshi formimit të Qeverisë së Kosovës.

Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë se çdo lajm se që qeveritë e tyre mbështesin një parti ose kandidat të caktuar në zgjedhje, është i pasaktë.

Më tej vendet e QUINT-it, theksojnë se përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, qëndron tek njerëzit e Kosovës dhe te askush tjetër, duke shtuar se nuk do të angazhohen në ndërmjetësimin për formimin e Qeverisë.

Ndryshe për sot në orën 17:00 është paraparë të zhvillohet takimi në mes liderit të LVV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe ambasadorëve të QUINT-it.

Deklarata e plotë:

Deklaratë e Ambasadave të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara
Në prag të spekulimeve të fundit, ne do të donim të sqaronim qëndrimin tonë në lidhje me procesin e formimit të qeverisë në Kosovë. Siç është cekur në deklaratën tonë të 30 gushtit 2019, “Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sugjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë… përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovës”. Ne nuk do të ndërmjetësojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të përqendrohen në aspiratat e popullit të Kosovës…

Etiketa: , , ,