Vendet që i përkrahin bisedimet për Sirinë takohen në Vjenë më 17 maj


E martë, 10 Maj 2016

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka njoftuar se Grupi Ndërkombëtar në Përkrahje të Sirisë prej 17 vendeve të botës që përkrahin bisedimet për paqe në Siri, do të takohet në Vjena më 17 maj.

Reuters shkruan se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, të cilat i përkrahin palët rivale në luftën civile të Sirisë, thanë të hënën se do të punonin së bashku për ta ringjallur marrëveshjen e shkurtit për ndërprerjen e armiqësive, e cila i ka zvogëluar luftimet në disa pjesë të Sirisë për disa javë.

“Grupi Ndërkombëtar në Përkrahje të Sirisë, edhe formalisht do të bashkohet për të ndërtuar atë çfarë ne bëmë me Rusinë sa i përket kësaj marrëveshje dhe për të biseduar për të gjitha llojet e gjerave, duke nisur nga kohëzgjatja deri te detyrimi i një procesi politik,” tha Kerry.

Etiketa: , ,