Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Vendimet e gjykatave paralele, në rishqyrtim

Prizren Post | 21:06 - 22.09.2013

Gjykatat paralele që kanë vepruar në territorin e Kosovës përgjatë viteve, kanë lëshuar vendime të shumta, shpesh herë edhe për kosovarët.

Kohë më parë një gjykatë paralele kishte dënuar me burg tetë ish-pjesëtarl të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mirëpo, këto vendime nuk do t’i marrin parasysh institucionet kosovare, ndërkohë që bazuar në marrëveshjen e 19 prillit do të shqyrtohen të gjitha aktgjykimet.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, thotë se do të futen në rishqyrtim të gjitha ato vendime që nuk janë në përputhje me sistemin e drejtësisë, raporton Kohavision.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi kërkojnë nga institucionet kosovare që të themelohet një panel për t’i rishqyrtuar të gjitha lëndët e lëshuara nga gjykatat paralele.

Sipas Betim Musliut, nga ky institut, nuk duhet pranuar asnjë nga rastet penale që janë shqyrtuar në mungesë të të paditurve dhe të dënuarve. /Koha/


Etiketa:
Arivisti Company