E enjte, 28 Janar 2016
E ardhmja e Granit Xhakës duket se do të jetë në Gjermani tek skuadra e tij aktuale së paku deri në verë.
Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane është bërë cak i shumë skuadrave të njohura evropiane.
Por menaxheri i Gladbachut, Max Eberl ka konfirmuar se prishtinasi nuk do të largohet nga skuadra e tij së paku deri në verë.
“Ajo çfarë mund të them është se Xhaka nuk largohet gjatë janarit për asnjë shumë. Kjo është ajo që mund të them pasi jam i sigurt në qëndrimin e tij deri në verë”, ka thënë Eberl për ‘Bild’, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë që Graniti është bërë cak i shumë skuadrave të mëdha evropiane pas paraqitjeve të mira me Gladbachun.
Për shërbimet e kosovarit interesim kanë shprehur, Arsenal, Liverpool, Atletico Madrid, Sevilla, Inter dhe Bayern Munich.
Gladbach e vlerëson lartë yllin e saj, pasi për ta lënë të lirë kanë kërkuar mbi 30 milionë euro.
Etiketa: Granit Xhaka