Vërshime të mëdha në Gjakovë e Rahovec


E shtunë, 17 Shtator 2022

GJAKOVË – Disa rrugë në Gjakovë janë përmbytur nga reshjet e shiut, çka ka bërë që uji të hyjë edhe nëpër shtëpi.

Banorët thonë se kjo ka ndodhur për shkak të punimeve jo të duhura të kanalizimeve që janë bërë gjatë verës.

“Punimet kanë përfunduar, por puna nuk është bërë siç duhet. Na është lënë e gjitha rruga në baltë dhe gypat e kanalizimit janë lënë pa u montuar. Është neglizhuar e gjithë puna dhe si pasojë e kësaj pas gjithë këtyre reshjeve të mbrëmshme gjithçka ka dalë jashtë kontrollit. Shumë shtëpi janë përmbytur dhe e gjithë lagjja është nën ujë”, ka shkruar një banore e lagjes Rezine në Gjakovë.

Vërshime të mëdha edhe në Rahovec

Rajoni i Rahovecit është përfshirë nga vërshime të mëdha, çka ka bërë që rrugët të jenë të pakalueshme si nga veturat, ashtu edhe nga këmbësorët.

Në videot e publikuara në rrjete sociale shihen rrugët e mbushura me ujë.

Etiketa: , , , , , ,

Leave a Reply