Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Vërshime të mëdha në Malishevë

Prizren Post | 13:42 - 06.01.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Malishevë – Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe shkrirjes së borë, në Komunën e Malishevës, ka vërshime të mëdha. Rruga Malishevë-Duhël, është bllokuar dhe luten të gjithë vozitësit, që mos qarkullojnë në këtë drejtim, si dhe mos ta lëshojnë autostradën për tu futur në Malishevë.

“Lumi Mirusha dhe shumë përroska kanë dalë nga shtretërit e tyre, duke vërshuar shumë pjesë të Komunës së Malishevës.

Është bllokuar edhe për në fshatin Gurbardh, përkatësisht ura në liqenin Mirusha”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas drejtorit për Mbrojte dhe Shpëtim, Ahmet Morina, të gjitha ekipet e emergjencës dhe shpëtimit, janë në terren, duke i ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë. /Telegrafi/


Etiketa:

Bëni një koment