E shtunë, 23 Qershor 2018
Prizren – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministra e deputetë të PDK-së, mori pjesë në hapje të kuvendit zgjedhor të Rinisë Demokratike në Prizren ku morën pjesë qindra të rinj prizrenas që i janë bashkuar PDK-së në këtë proces zgjedhor.
Veseli tha se Partia Demokratike e Kosovës si partia më e madhe në vend po fuqizohet me mijëra të rinj duke u reformuar kështu për Dekadën e Re për ta udhëhequr vendin në rrugën e zhvillimit dhe integrimit në strukturay euro-atlantike dhe në partneritet të përherahëm me SHBA.
“Partia Demokratike e Kosovës është partia më e madhe në vend sepse gjithmonë rritet e reformohet me të rinj, me ide inovatore e me profesionistë që i shërbejnë qytetarëve e shtetit në rrugën e zhvillimit e integrimit. Jam i lumtur që në Dekadën e Re, Partia Demokratike e Kosovës po zhvillon zgjedhje të brendshme të cilat po rikonfirmojnë fuqinë dhe rritjen e reformën me mbi 20 mijë të rinj nën moshën 25 vjeçare”.
Etiketa: Kadri Veseli, Prizren