Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Veseli: Qytetarët po e presin Ramushin të bëhet Kryeministër

Prizren Post | 14:43 - 22.05.2017

“Koncepti i Fillimit të Ri i duhet Kosovës, për rininë, që të mund të konkurrojë me rininë e të gjithë botës. Unë jam i nderuar të flas për Fillimin e Ri me mikun tim, kryeministrin e ardhshëm të Kosovës. Qytetarët e Kosovës dhe detyra po e pret që Haradinaj të jetë kryeministër i Kosovës”, tha Veseli.

Ai tha tutje se rinia është aset më i mrekullueshëm i Kosovës.

Veseli ka folur edhe për egon në politikë, e cila sipas tij i ka lodhur qytetarët e vendit, andaj edhe ai ka zgjedhur të bashkohet në koalicion me AAK dhe Nismën.

Ish-kryeparlamentari ka premtuar ndihmë edhe për fermerët dhe rritje të GDP’së së Kosovës.

“Me 11 qershor pyetja do të jetë; cila do të jetë e ardhmja e këtij vendi? Me këtë vizion që e biseduam, të integruar plotësisht në Bashkimin Evropian. Apo një koncept, i cili duke përfituar edhe nga gabimet, dëshiron ta rrënojë gjithë atë që është arritur deri tash, partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare. Ju duhet të lejoni që Kosova të ecë prapra, të mos stagnojë. Ju duhet të jeni përkrah një vizioni për transformimin të fuqishëm ekonomik, dhe ka edhe guxim për veprime”, u shpreh Veseli ndër tjerash, transmeton Gazetametro.


Etiketa:
Arivisti Company