Veseli: S’ka vend për racizëm, të hiqen vizat


E mërkurë, 31 Tetor 2018

PRISHTINË – Kryeparlamentari Kadri Veseli ka deklaruar se s’ka vend për racizëm dhe se vizat për kosovarët duhet të hiqen deri në fund të këtij viti.

Ai këtë deklaratë e bëri në një konferencë për media pas takimit që pati me anëtarët e Komisionit për Legjislacion, pjesë e të cilit ishte edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Në takim është kërkuar miratimi i ligjeve siç është ai për kodin e procedurës penale, konfiskimin e pasurisë, etj,.

Atje, e dërguara e BE-së në Kosovë ka lutur kosovarët që të mos japin data për heqjen e vizave deri në fund të këtij viti për shtetasit e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Etiketa: , , , , ,
Të fundit