Vetaksident në Gllarevë, lëndohet një person


E martë, 7 Korrik 2026
Vetaksident në Gllarevë, lëndohet një person

Një person ka pësuar lëndime trupore në fshatin Gllarevë të Klinës, si pasojë e një vetaksidenti

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

“Rreth orës 19:20, fillimisht është raportuar se në fshatin Gllarevë ka ndodhur një aksident, por më pas është kuptuar se është vetaksident. Një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Nuk ka lëndime serioze”, tha Gashi.

“Në vendin e ngjarjes ka dal policia me njësitet relevante dhe hetuesit e aksidenteve të cilët po e hetojnë rastin”, theksoi ai.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit