Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Veterani i luftës së Kosovës pjesë në përkujdesjen e demokracisë në Turqi

Prizren Post | 00:19 - 02.08.2016

Stamboll – Veterani shqiptar Bekim Gashi i cili luftonte kundër serbëve në luftën e Kosovës, mbështet qytetarët e Turqisë duke marrë pjesë në “kujdestarinë për demokraci” në Kısıklı të Stambollit e cila nisi pas tentativës së dështuar për grusht shteti, raporton Anadolu Agency (AA).

Bekim Gashi i cili si anëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës luftonte kundër serbëve, në deklaratën e tij për gazetarin e AA, tha se kur i kanë parë helikopterët, tanket dhe ushtarët të cilët hapnin zjarr ndaj popullit në rrugët e Turqisë i është kujtuar sulmi i Serbisë ndaj Kosovës.

Gashi duke theksuar se në Turqi nuk e ka pritur një gjë të tillë dhe se janë shokuar, më tej tha: “Gjyshja ime 90 vjeçare, nëna ime dhe biri im më pyetën ‘Çfarë është duke ndodhur në Turqi, cili armik hyri në vend? Pse e sulmojnë Turqinë?. Mu kujtua Lufta e Kosovës së vitit 1998 ku serbët me tanke dhe avionë sulmuan Kosovën dhe vranë njerëz pa marrë parasysh a janë gra, fëmijë apo pleq. Nuk ishim duke pritur një gjë të tillë. Ndihem një pikëllim të madh. Kur çdo gjë doli në pah filluam të kuptojmë gjërat më mirë”.

Duke krahasuar rezistencën e popullit kundër puçistëve me rezistencën e tyre kundër serbëve, Gashi thotë:

“Populli turk rezistoi ashtu si në luftën e çlirimit. Ranë dëshmorë, kishte edhe të plagosur. Por për të mbrojtur vendin, atdheun, demokracinë, qeverinë dhe shtetin nëse duhet, jepen edhe dëshmorë. Unë e vlerësoj këtë rezistencë dhe në rast se ka nevojë besoj se populli do të bëjë edhe më shumë. Sepse kjo është detyra jonë. Në rast se nuk e mbrojmë popullin, atdheun, fenë, presidentin, qeverinë tonë çka do të mbrojmë? Turqia nën udhëheqësinë e presidentit Recep Tayyip Erdoğan është shpresë jo vetëm për Ballkanin por edhe për të gjithë botën Islame. Veçanërisht presidenti për ne është shumë i rëndësishëm, sepse ai është zëri ynë. Gjërat që ne nuk mund ti shprehim, sikur ai është duke i shprehur për ne. Jo vetëm muslimanët e Turqisë por të gjithë muslimanët në mbarë botën duhen të bëjnë çmos për të mbrojtur presidentin Erdoğan, shtetin dhe qeverinë në udhëheqjen e atij. Në rast se ka nevojë duke u mbledhur nëpër sheshe, duke bërë edhe më shumë. Por kjo është një urdhër për ne, është një ndër detyrimet (farzet) për ne”.

– “Në vitet e luftës Turqia ndihmoi shumë Kosovën”

Bekim Gashi ka theksuar se në vitet e luftës Turqia ka ndihmuar shumë popullin e Kosovës, ndërsa shoqatat jo qeveritare nga Turqia kanë bërë punime të rëndësishme në Kosovë. Ai ka shtuar se miqësia Turqi-Kosovë në kohët e sotme është transformuar në një përmasë tjetër dhe vuri theksin tek punimet e rëndësishme të institucioneve si TIKA dhe Yunus Emre.

Ai duke tërhequr vëmendjen se presidenti Erdoğan në çdo platformë është duke dhënë përpjekje të mëdha që Kosova të pranohet, theksoi se Turqia dhe Kosova janë më afër se e kaluara.

Gashi duke theksuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është kundër kësaj tentative për grusht shtet, dhe se ka shpallur se është pranë vullnetit legjitim të zgjedhur në Turqi dhe presidentit Erdoğan, tha se “Kur vjen një zyrtar nga Turqia kishte thënë ‘Nëse do t’ju ngulej një gjemb në këmbën tuaj neve na dhemb në Turqi’. Njësoj kur bie shi në Turqi ne kemi të ftohtë në Kosovë. Erdoğanin në vizitën e tij në Prizren e kishin pritur dhjetëra mijëra njerëz. Fjalimin e tij në atë tubim e kishte përfunduar kështu. Kosova është Turqi, Turqia është Kosovë. Edhe unë e përsëriti këtë”.


Arivisti Company