Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Vetëvendosje sot me provën e dytë për protestë

Prizren Post | 09:56 - 28.05.2020

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

PRISHTINË – Pas provës së parë javë më parë, Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë me provën e dytë të përgatitjes së protestës në sheshet e Prishtinës, e që do të mbahet në ora 17:00.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka konfirmuar për Telegrafin se sot në provë planifikojnë të jenë nga 3 mijë e 500 persona deri në 5 mijë.

“Në vazhdimësi gjatë kësaj kohe kemi pasur kërkesa e interesim të shumtë të qytetarëve për të protestuar në lidhje me zhvillimet në vend. Pas realizimit të suksesshëm të provës së parë nga qytetarë e aktivistë ne kemi menduar të realizojmë testin e dytë por në përmasa më të mëdha. Pra, kjo sigurisht se nuk është një protestë, por një performancë me 3500 deri në 5000 persona”, deklaroi ai.

Kujtojmë se në provën e parë të protestës, më 12 maj ishin përafërsisht 500 persona, të cilët ishin më maska, dorëza dhe mbanin distancë sociale.

Ndryshe, edhe Policia e Kosovës do ta lejojë Lëvizjen Vetëvendosje që sot të mbajë provën e dytë të përgatitjes për protestë.


Etiketa:

Bëni një koment