Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Vihet gurthemeli i Qendrës për Aftësime Profesionale në Podujevë

Prizren Post | 17:56 - 27.06.2017

Ky objekt pas përfundimit të punëve teknike, do t’iu mundësojë personave të papunë trajnimin dhe aftësimin e tyre sipas nevojave të tregut të punës në Komunën e Podujevës. Gjithashtu do të ofrojë shërbime tjera të natyrës administrative si psh. këshillime, ndërmjetësime në punë etj.

Poashtu bëhet e ditur se tri profesionet që do të ofrohen si trajnime janë: IT, rrobaqepësi dhe parukeri.

Vlera financiare e këti projekti është 149,613.91 euro me gjithsej 650 metra katrorë dhe pritet të përfundojë pas 5 muajsh, transmeton Klan Kosova.


Etiketa:
Arivisti Company