Viola von Cramon i reagon Thaçit pas deklaratës për Lajçakun

BRUKSEL – Presidenti Hashim Thaçi, dje gjatë ditës reagoi se nuk e ka vullnetin që si President i vendit të marrë pjesë në dialogun me Serbinë i cili udhëhiqet nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lidhur me këtë deklaratë të presidentit Thaçi ka reaguar raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.

Von Cramon në një postim në Tëitter shkroi se një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, pasi sipas saj, kjo nuk është zgjedhje personale.

“Një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, nuk është një zgjedhje personale. Miroslav Lajçak e ka dëshmuar se ai është duke punuar për negociatat e orientuara drejt rezultatit. Çfarë është më e rëndësishme për Hashim Thaçin?”.

Etiketa: , , ,

Leave a Reply