Viti i ri profitabil dhe mashtrim komercial!!!


E shtunë, 31 Dhjetor 2016

Nga Savash VELIU

Viti i ri është një mashtrim senzacional të manipuluesve dhe të profiterëve të kapitalit botëror të cilët për hesapet e tyre do të bëjnë një shpikje djallëzore duke huazuar nga feja kristiane “krishtlindjen” dhe kësaj feste do t’ia bashkangjesin edhe Priftin Psikopos Noel (gjegjësishtë, popit Santa Claus, Saint Nicholas, Saint Nick, Father Christmas, Kris Kringle, Santy ose Santa) me mjekër, i veshur në të kuq, ngjyr i besimit katoliko-romak i së dielës. Emri Baba Noel është pëlqyer në përmasa botërore dhe është marrë në vend të Santa Claus. Psikoposi Saint Nicholas mbështetjen e ka deri tek vitet e 320-ta. Ai prift, rrugëve të vendbanimeve vendor shpërdau dhurata te të gjithë kristianët. Dhe ky gest do të mbetet si traditë tek kristianët deri më ditët e sotme. Festimi i natës së Vitit të Ri të kristianëve kanë filluar që në kohën e Konstantinit, Perandorit të parë të Romës, i cili nga frika që të mos humb pushtetin popullor detyrohet të pranoj me dekret kristianizmin si fe zyrtare, por ai vet kurrë nuk pranoj kristianizmin.

Por Konstantini i detyroi priftërinjtë e asaj kohe që të shtonin në Ungjill trinitetin, teori të nxjerrë nga filozofi grek Sokrat, gjithashtu shpalli festë edhe ditën e vitit të ri. Ky festë ndërlidhet ngusht edhe me lindjen e Jezusit (Isait a.s.) sipas kristianëve. Festimi i parë i kësaj dite ka ndodhur në vitin 336 pas lindjes së Jezusit (Isait a.s.) pasiqë kjo festë në origjinë edhe ashtu trajtohet deri më sot si festë fetare i kristianëve (krishtlindje). E adhurojnë këtë ditë. Sipas katolikëve kjo ditë është me 25 dhjetor, kurse sipas ortodoksëve është 6 janari, data këta kontradiktore dhe të pabaza!?

Manipulatorët të kapitalit profitabil që bën këtë kompilacion duke kombinuar disa figura fetare kristiane dhe asaj pagane me një dredhi i’a afruan kompilacionin fund vitit ose ndrimit të motmoteve duke shtuar ngjyrime fetare dhe sekulare kësaj motmoti me stolisje dhe zbukurime harxhuese maramendëse prej nga ata do të ngren një industri të madhe harxhuese botërore duke e imponuar sikur një festë ndrim motmotesh dhe kristiane!

Ky festim harxhues më së shumti gëzon industrinë e madhe të Stolive, më pas atë Marketeve të Mëdha, Hoteleve dhe së fundi Muziktarët të cilët me nete mbushin xhepat e tyre duke zbrazur atyre të harxhuesve (botës puntore) naive!

Por kohëve të fundit këta manifestime arritën deri në përmasa dëshpërimi tek besimtarët kristiane të cilët nga kjo gjendje janë të shqetësuar, gjendje kjo që ka filluar të dal nga kontroli duke lënë gjurmë neveritëse dhe largimi nga besimi kristian. Shkaku i kësaj gjendjeje në botën Kristiane Klerikët kanë filluar të bëjnë apel ndaj udhëheqësve shtetëror duke treguar shqetësimet e tyre me këta manipulime në emer të fesë gjë e cila ka kontribuar të formoj një antipati tek besimtarët ndaj fesë kristiane dhe largimin prej saj

Si shkas tjetër është edhe paraqitja e averzionit ndaj jobesimtarëve kristiane të cilët i festojnë këta festa kristiane sikur festa të tyre. Ata nuk duan të festojnë festat e fesë Islame por poashtu nuk durojnë me të drejtë, që të festohen edhe festat e tyre nga muslimanët etj etj…

Në këtë drejtim Plotësishtë u’a kuptojë shqetësimet e kristianëve, por assesi nuk i kuptoj muslimanët sesi nuk shqetësohen prej risive (bidateve) antifetare të futura në mesin tonë për të cilën gjë janë bile edhe më të zhurmshëm dhe më emocional se vet kristianët në ritualet pagane. Këta musliman janë Fetar Ateist që nuk e kanë atë në dije, mjerisht !!!?

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: ,